Veseli: Urime të përzemërta Majlindës dhe Norës

Sport April 20, 2017 - 20:43

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka uruar dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për suksesin e arritur sot në Kampionatin Evropian të xhudos, ku fituan medalje të artë, respektivisht të bronztë, shkruan zeri.info.

Ky është postimi i kreut të PDK-së në “Facebook”.

“Xhudistet tona po shkëlqejnë edhe në Poloni! Urime të përzemërta Majlindës për medaljen e artë, Norës për të bronztën, por edhe Distrias për paraqitjen. Suksese Lorianës dhe Akilit në përballjet e nesërme”, ka shkruar Veseli. /Zëri/