Nuk ndalen Warriors

Sport January 17, 2019 - 12:44
Detajet

Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA, duke e arritur triumfin e gjashtë radhazi, transmeton zeri.info

Warriors shënuan një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj New Orleans Pelicans me rezultatin 147:140.

Pelicans e filluan më mirë takimin, duke kryesuar në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me rezultatin 39:31.

Por, Warriors u rikthyen në çerekun e dytë (35:32), derisa e shtuan epërsinë edhe në çerekun e tretë (44:38) dhe atë të katërt (37:31).

Stephen Curry ishte i pandalshëm në fitoren e vendasve, duke realizuar plot 41 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërkohë që kontribuoi edhe Kevin Durant me 30 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime.

Për Pelicans nuk mjaftuan 30 pikët, 18 kërcime dhe 7 asistimet e Anthony Davis, derisa u dallua edhe Nikola Mirotic me 29 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Detroit – Orlando 120:115, Boston – Toronto 117:108, Houston – Brooklyn 142:145, Memphis – Milwaukee 101:111, Dallas – San Antonio 101:105, Portland Trail – Cleveland 129:112, Golden State – New Orleans 147:140, LA Clippers – Utah 109:129.