Berisha mbetet pa një bashkëlojtar

Sport January 18, 2019 - 13:52

Befasia e ditës së sotme vjen nga Italia dhe nga kampi interist. “Sport Mediaset”, ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se Duvan Zapata, lojtari që luan me Atalantën, ku për bashkëlojtar e ka portierin e Përfaqësueses së Shqipërisë, Eterit Berisha, është prenotuar nga Interi për në verë, shkruan panorama.com.al.

Kështu Interi është e gatshme që të japë Icardin, ekipit të parë që ofron 10 milionë euro, që me shumë mundësi do të jetë Reali i Madridit .

Kështu Interi duhet të paguajë afërsisht 30 milionë euro që të kolumbiani Zapata të vishet zikaltër. Gjëja që e bën operacionin pak të komplikuar është se Atalanta duhet të paguajë tek Sampdoria 12 milionë euro, për ta bërë tërësisht lojtar bergamask dhe më vonë ta shesë tek Interi.

Në këtë mënyrë, kur Interi ka Lautaro Martinez dhe prenoton Zapatan, sulmin e ka të siguruar dhe Icardi mund të jetë e shkuara e zikaltërve. Vanda Nara në shumë postime të saja dhe në deklarata të dhëna ka shprehur dëshirën e largimit të argjentinasit në një kampionat tjetër. Kështu që të gjitha gjasat tregojnë se ky lajm mund të jetë i vërtetë deri diku.