Ylli i Liverpoolit në ankth, ia plaçkitën shtëpinë derisa ishte në 'Anfield'

Sport February 21, 2019 - 09:10
Detajet

Shtëpia e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane është thyer derisa ai ishte duke luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich të martën.

Gjërat e vjedhura nga hajdutët thuhet se janë orë dore, telefona dhe çelsa të veturave, shkruan Zëri.

Incidenti ndodhi në shtëpinë e Mane në Allerton, mes orës, 19:00 dhe 00:45, derisa 26-vjeçari ishte në “Anfield”.

Image

Gjatë asaj kohe, askush nuk ishte i pranishëm në shtëpi.

Inspektori detektiv, Phil Mahon, tha: “Ne jemi duke apeluar te të gjithë që kanë informata për këtë vjedhje, të na ndihmojnë në hetimin tonë”.

Reprezentuesi senegalez kishte pasur një incident të njejtë edhe në nëntorin e vitit 2017, derisa ishte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Mariborit./Zëri/