Fitojnë Rockets e Clippers

Fitojnë Rockets e Clippers

Sport March 18, 2019 - 10:30
Detajet

Houston Rockets ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 117:102, transmeton zeri.info

Chris Paul shkëlqeu më së shumti në fitoren e vendasve, duke realizuar 25 pikë, 10 asistime dhe 7 kërcime, derisa gjithashtu kontribuuan edhe Clint Capela me 20 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim dhe James Harden me 20 pikë, 10 asistime dhe 2 kërcime.

Ndërkohë, më të dalluarit te Timberwolves ishin Karl-Anthony Towns me 22 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime dhe Josh Okogie me 21 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Fitore ka shënuar edhe LA Clippers në shtëpi ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 119:116.

Lou Williams me 25 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, Danilo Gallinari me 20 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime dhe Montrezl Harrell me 20 pikë, 10 kërcime dhe 1 asistim ishin më të mirët në fitoren e Clippers.

Në anën tjetër te Nets më dalluarit ishin D'Angelo Russell me 32 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime dhe DeMarre Carroll me 22 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim.

Rezultatet: Houston – Minnesota 117:102, LA Clippers – Brooklyn 119:116