Agjenti i Coutinhos 'godet' Barçën, kjo është arsyeja

Agjenti i Coutinhos 'godet' Barçën, kjo është arsyeja

Sport July 14, 2019 - 08:31
Detajet

Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian thotë se ai ka marrë garanci që klienti i tij nuk do të shitet gjatë kësaj vere, derisa ka mësuar se janë disa persona brenda Barcelonës e duan largimin e tij, transmeton zeri.info

Joorabchian thotë se Barça duhet të jetë e qartë për të ardhmen e reprezentuesit brazilian, derisa shprehet se klubi katalonjas është duke u munduar fshehurazi që ta përfshijë në një marrëveshje për Neymarin.

Coutinho ka dështuar që të tregojë formën e tij te klubi spanjoll që prej transferimit të tij nga Liverpooli në janarin e vitit 2019 dhe thashethemet për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.

“Unë nuk do t’i lë njerëzit të flasin për Philippen dhe ta vënë poshtë sepse për një vit e gjysmë nuk kemi thënë asgjë. Unë nuk do t’i lejoj t’ia bëjnë këtë dhe ne të gjithë në kampin e Philippes nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë sepse Barcelona na ka thënë që ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Joorabchian./Zëri