Zbulohen gjyqtarët për ndeshjen Feronikeli - TNS

Zbulohen gjyqtarët për ndeshjen Feronikeli - TNS

Sport July 15, 2019 - 11:28
Detajet

Për herë të parë në histori, Feronikeli do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe deri më tani, po bën një ecuri fantastike.

Pasi arriti të fitonte turin paraeliminator, Feronikeli barazoi në transfertë ndaj Nju Saintsit me rezultatin 2-2 edhe pse ishte në disavatazhin e dy golave.

Sakaq, këtë mesjavë luhet edhe ndeshja e kthimit dhe Feronikeli ka njohur gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë.

Bëhet fjalë për një katërshe gjyqtarësh që vijnë nga Norvegjia dhe si kryesor kanë Espen Andreas Eskasin. Ai do të ndihmohet nga dyshja Oistein Simon Iterland dhe Jon-Majkëll Knutsen.

Sakaq, gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Kai Eri Stin.

Gjyqtari kryesor i Feronikelit, nuk është një emër i padëgjuar duke qenë se pak vite më parë, ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen mes Kairat Almatit dhe Teutës, e mbyllur me fitoren e thellë të Kairatit me shifrat 5-0, shkruan Vip Sport.