Çfarë ndikoi te humbja e Feronikelit nga Ballkani? Përgjigjet Ramiz Krasniqi

Çfarë ndikoi te humbja e Feronikelit nga Ballkani? Përgjigjet Ramiz Krasniqi

Sport August 25, 2019 - 22:56
Detajet

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, lider është Trepça'89 me katër pikë, e përcjellur nga Ballkani me po aq pikë.

Feronikeli ka pësuar humbje dje nga Ballkani, humbje e cila ishte e papritur për të gjithë.

Ndërsa, trajneri i Kosovës U-19 Ramiz Krasniqi ka komentuar gjendjen te skuadra drenicase.

"Pas një vere të ngarkuar, ndikon edhe aspekti psikologjik te Feronikeli duke filluar nga e para në Kosovë", tha Krasniqi në "2 me 1", përcjell Zëri.info.

"Gjithçka do të varet edhe nga menaxhmenti", shtoi ai./Zëri.info