Wenger: Ishim në bisedime me Messin, por nuk jam penduar që nuk e transferuam

Wenger: Ishim në bisedime me Messin, por nuk jam penduar që nuk e transferuam

Sport September 09, 2019 - 16:35
Detajet

Arsene Wenger ka zbuluar se sa afër ishte Arsenali të nënshkruante me Lionel Messin nga Barcelona në vitin 2003.

Arsenali në vend të Messit solli Cesc Fabregasin atë vit nga klubi katalunas, derisa Wenger insiston se nuk është penduar që nuk ka arritur marrëveshje me Messin, shkruan Zëri.info.

"Ju duhet të jetoni me pendimet në jetë, e dini", tha Wenger për "beIN Sports".

"Ka gjithnjë punë të pakryera në jetë dhe kjo nënkupton shumë", vlerësoi Wenger.

"Ishim në bisedime me Messin kur ne sollëm Fabregas pasi Messi kishte luajtur me të. Ju mund ta dini se çfarë futbollistë të talentuar ka pasur Barcelona", vazhdoi më tej trajneri francez.

"Në skuadër të njejtë ishte Messi, Pique dhe Fabregas. Këta dy të fundit erdhën në Angli, Messi qëndroi në Spanjë", potencoi Wenger.

"Ne ishim të interesuar për të, por ai ishte i paprekshëm në atë kohë", përfundoi ish-trajneri i Arsenalit./Zëri.info