Icardi nuk deshi të largohej nga Interi

Icardi nuk deshi të largohej nga Interi

Sport September 10, 2019 - 12:02
Detajet

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thotë se Mauro Icardi nuk deshi të largohej nga klubi zikaltër. Dita e fundit e afatit kalimtar të verës bëri që reprezentuesi argjentinas të largohet nga Serie A. Pas shumë thashethemeve lidhur me të ardhmen e tij – me gruan dhe agjenten e tij, Wanda Nara që i kishte dhënë shumë shkëndija – Icardi bëri gati valixhet e tij në Milano dhe u nis për në Francë, transmeton zeri.info

Icardiu iu bashkua Paris Saint-Germainit në formë huazimi për një vit, derisa klubi francez e ka të drejtën e blerjes për rreth 70 milionë euro.

Por, Martinez shprehet se bashkëkombësi i tij ishte i interesuar që të vazhdonte me Interin. “Unë kam një marrëdhënie të mirë me të dhe ne flasim shumë. Ai deshi të qëndronte dhe në bisedimet me klubin ai gjithmonë kishte thënë se donte të luante, por tani ai është në një tjetër skuadër dhe unë i uroj të gjitha të mirat sepse kur unë arrita në Itali ai ka qenë një person kyç, që më ka ndihmuar të integrohem më mirë”, është shprehur Martinez.

Interi ishte përgatitur që ta largonte Icardin sepse më herët e kishin gjetur zëvendësuesin e tij. Romelu Lukaku u transferua te zikaltrit nga Manchester Unitedi për rreth 75 milionë funte dhe menjëherë e mori fanellën me numër 9, që dikur mbahej nga Icardi.

Reprezentuesi belg është përshtatur shpejtë, derisa ka shënuar 2 gola në po aq paraqitje në ligën italiane dhe ndikimi i tij ka qenë një befasi e këndshme për Martinezin.

“Ai menjëherë iu adaptua ideve të trajnerit dhe stilit të lojës së ekipit. Ai është një sulmues me karakteristika të jashtëszakonshme, ai është shumë i fuqishëm. Unë isha i befasuar me shtatin e tij të madh”, u shpreh reprezentuesi argjentinas.

Nnëshkrimi i Lukakut dhe më pas huazimi i Alexis Sanchezit nga Manchester Unitedit, e ka shtuar konkurrencën për Martinezin. Sulmuesi shumë i vlerësuar 22-vjeçar është i mësuar me këtë gjë, me betejën e tij për të pasur minuta të rregullta në nivelin ndërkombëtar, ku përfshihen emra si Lionel Messi e Sergio Aguero.

“Unë e di që duhet të punoj edhe më shumë, por Kupa e Amerikës këtë verë ishte turneu im i parë i madh me kombëtaren dhe ishte shumë pozitiv./Zëri