'Bufi' optimist për fitore kundër Malit të Zi, tregon se çfarë e pret Anglinë në Prishtinë

'Bufi' optimist për fitore kundër Malit të Zi, tregon se çfarë e pret Anglinë në Prishtinë

Sport October 13, 2019 - 23:02
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes së nesërme.

"E kemi një gjeneratë që janë rritur në rrethanat futbollistike, dhe jo të luftës, dhe që është i barabartë me shtetet tjera për nga mentaliteti fitues", tha Fatmir Spahiu në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Pres nesër një fitore, kam besim të plotë dhe nuk ka asnjë dilemë sa i përket kësaj pune", vlerësoi 'Bufi'.

"Mendoj se as Anglia nuk do të jetë problem në 'Fadil Vokrri', shtoi ai./Zëri.info