Zidane: Le ta harrojmë të kaluarën, tani jemi në të tashmen

Zidane: Le ta harrojmë të kaluarën, tani jemi në të tashmen

Sport October 21, 2019 - 19:45
Detajet

Zinedine Zidane pohon se e kaluara e tij e suksesshme si trajner i Real Madridit nuk do të mjaftojë që të justifikohet për të ardhmen e tij te Real Madridi.

Këto komente kanë ardhur pas humbjes shokuese të Real Madridit nga Real Mallorca në fundjavë dhe para sfidës kruciale në Ligën e Kampionëve me Galatasarayn, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Zidanes ka arkëtuar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve - pas humbjes 3:0 nga PSG dhe barazimit 2:2 në shtëpi me Club Brugge.

Ka pasur shumë spekulime se francezi do të largohet nga kryeqyteti spanjoll së shpejti, edhe pse humbja e së dielës ishte humbja e parë e Real Madridit në La Liga këtë edicion.

Image

"Ne të gjithë e dimë situatën, e kemi filluar dobët në Ligën e Kampionëve, por nesër kemi një ndeshje për ta dëshmuar veten dhe atë që mund të bëjmë", tha fillimisht trajneri francez.

"Kam qenë këtu për 18 vite dhe e njejta gjë më ka ndodhur edhe si futbollist. E di se ku jemi ne. Presioni është gjithnjë prezent, kjo nuk ndryshon asnjëherë", vlerësoi më tej Zinedine Zidane.

"Ka ende shumë ndeshje. Deri në fund, ne do të tentojmë dhe në ndeshjet e mbetura do t'i fitojmë nga tre pikë", shtoi më tej Zidane.

"Futbolli harron çfarë keni bërë, kjo është jeta, edhe për mua është e njejtë. E kaluara është e kaluar, tani jemi në të tashmen", përfundoi Zidane në konferencën e sotme për shtyp./Zëri.info