Futbollisti kosovar shkakton penallti në derbin turk

Futbollisti kosovar shkakton penallti në derbin turk

Sport November 08, 2019 - 19:48
Detajet

Fenerbahçe e Kasimpasa janë duke u ballafaquar ndërmjet vete në derbin e javës së 11-të të kampionatit turk që po zhvillohet në këto momente.

Te Fenerbahçe titullar po luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Edhe te Kasimpasa nga fillimi po luan futbollisti tjetër kosovar Loret Sadiku, shkruan Zëri.info

Derisa Muriqi po shkëlqen duke i shënuar dy gola që të dyja nga penalltia në anën tjetër te Kasimpasa i pafat është Sadiku i cili ka shkaktuar penalltinë e dytë duke luajtur me dorë në zonë. Ishte VAR ai që vendosi për penallti të cilin në gol e konkretizoi Vedat Muriqi./Zëri.info