Cavani konfirmon konfrontimin me Messin pas zërave se uruguaiani e sfidoi argjentinasin për një duel

Cavani konfirmon konfrontimin me Messin pas zërave se uruguaiani e sfidoi argjentinasin për një duel

Sport November 19, 2019 - 17:13
Detajet

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani ka konfirmuar konfrontimin e tij me Lionel Messin gjatë barazimit 2:2 mes Uruguait dhe Argjentinës në një ndeshje miqësore të hënën, transmeton zeri.info

Derisa Uruguai ishte duke fituar falë golit të Cavanit, Messi reagoi me nervozizëm për një faull nga mesfushori Matias Vecino.

Pas konfrontimit, “Ole” raporton se Cavani e pyeti Messin: “A dëshiron të përballemi?”, derisa ylli i Barceonës u përgjigj: “Kur të duash, kur të duash”.

Dyshja më pas u nda pas ndërhyrjes së Luis Suarezit.   

Kur u pyet për këtë gjë, Cavani e pranoi se pati një konfrontim.

“Po, ky është futbolli. Kjo është ajo çfarë janë ndeshjet ‘Clasico’ (mes Argjentinës dhe Uruguait). Ky është futbolli”, tha Cavani./Zëri