Pas largimit nga Trabzonspor, ky është destinacioni i Donis Avdijajt

Pas largimit nga Trabzonspor, ky është destinacioni i Donis Avdijajt

Sport January 17, 2020 - 21:31
Të kujtojmë që gjatë ditës së sotme Trabonzspor ka ndërprerë kontratën me Donis Avdijajn

Futbollisti i Kosovës, Donis Avdijaj shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër te re pas largimit nga kampionati turk saktësisht nga skuadra eTrabzonsporit. Sipas asaj që shkruan "Edinburgh News", trajneri i skuadrës Hearts në Premiershipin e Skocisë, dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit kështu që e do sulmuesin kosovar shihet si një zgjedhje e mirë, shkruan Zëri.info.

Gjithsesi, Harts duhet ta mposht një konkurrencë bukur të madhe pasi tashmë disa klube nga Turqia e kanë në radarin e tyre futbollistin shqiptar.

Avdijaj në kohën kur ishte tek skuadra gjermane Schalke cilësohej si njëri nga talentet me të mëdhenj, por ja që kohëve të fundit ai kishte shumë telashe me ambientimin në skuadrat ku shkonte.

Të kujtojmë që gjatë ditës së sotme Trabonzspor ka ndërprerë kontratën me Donis Avdijajn. /Zëri.info