McGregor flet pas triumfit ndaj Cerrones

McGregor flet pas triumfit ndaj Cerrones

Sport January 19, 2020 - 08:25
Detajet

Connor McGregor është rikthyer fuqishëm në UFC, duke fituar ndaj Donald Cerrones në Las Vegas.

Irlandezi e fitoi meçin pas vetëm 40 sekondave në njërën prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij.

“Bëra histori sonte. Vendosa një rekord të ri. Unë jam luftëtari i parë në historinë e UFC-së që siguron fitore me nokaut në pesha shumë të lehta (54-57 kilogramë), pesha të lehta të mesme (57-60 kilogramë) dhe pesha të lehta të rënda (63.5-67 kilogramë) – rreth tri divizioneve të peshave, kështu që jam shumë krenar për këtë”, ka thënë McGregor pas meçit.

Përndryshe, McGregor nuk njihte fitore në UFC që prej nëntorit të 2016-s, derisa në tetor të 2018-s ishte mposhtur nga kampioni i peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov./Zëri