Notat e lojtarëve: Napoli – Lazio, kështu u vlerësuan futbollistët shqiptarë

Notat e lojtarëve: Napoli – Lazio, kështu u vlerësuan futbollistët shqiptarë

Sport January 21, 2020 - 23:35

Napoli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan zeri.info

Napolitanët triumfuan minimalisht 1:0.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e dytë.

Ndërkohë, Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 19-të.

Derisa edhe Lazio mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Lucas Leivas direkt me të kuq në minutën e 25-të.

Thomas Strakosha luajti 90 minuta për Lazion, kurse Valon Berisha qëndroi në stol gjatë gjithë sfidës.

Hysaj u vlerësua me notën më të dobët 3.0, kurse Strakosha me 6.5./Zëri