Odegaard pritet të rikthehet në Real Madrid për edicionin e ardhshëm

Odegaard pritet të rikthehet në Real Madrid për edicionin e ardhshëm

Sport August 11, 2020 - 10:44
Lajmet e fundit nga sporti

Martin Odegaard do të rikthehet në Real Madrid pas huazimit te Real Sociedadi, transmeton “Zeri.info”.

Mesfushori norvegjez pritet të rikthehet gjatë kësaj vere dhe do të jetë pjesë e skuadrës madrilene në edicionin e ardhshëm, raporton “Mundo Deportivo”.

Odegaard ka shkëlqyer gjatë edicionit të kaluar me fanellën e Sociedadit.

Në 36 paraqitje, ai realizoi 7 gola dhe 9 asistime me fanellën e klubit spanjoll.

Zinedine Zidane dëshiron ta mbajë lojtarin, të cilin e pëlqen shumë dhe nuk pritet që norvegjezi të huazohet sërish./Zëri