Nuhiu para derbit me Gjilanin: Është ndeshje e rëndësishme dhe e veçantë për ne dhe tifozët, kam besim se skuadra do të përformojë në mënyrën më të mirë

Nuhiu para derbit me Gjilanin: Është ndeshje e rëndësishme dhe e veçantë për ne dhe tifozët, kam besim se skuadra do të përformojë në mënyrën më të mirë

Sport September 24, 2021 - 23:52
Lajmet e fundit nga sporti

Të dielën do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në Kosovë, ai mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit, shkruan Zeri.info.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e ka cilësuar këtë ndeshje si të rëndësishme dhe të veçantë.

“Një ndeshje e rëndësishme për ne dhe shumë e veçantë, veçanarisht për tifozët tanë. Një ndeshje të cilën kemi krijuar një ide dhe një mënyrë se si do t’i qasemi dhe se si do të luajmë. Kam besim se skuadra do të përformojë në mënyrën më të mirë. Në ndeshjet derbi asnjëherë nuk shihet se çfarë starti ka njëra apo skuadra tjetër. Gjithmonë ndeshjet derbi kanë adrenalinën e vet dhe në fund çdo njëra do të përformojë në maksimumin e vet” – ka deklaruar Nuhiu për “RTV Dukagjinin”.

Takimi mes skuadrave nga qyteti i Gjilanit do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të fillojë në ora 15:00. /Zeri.info