Dorëzohen FFK e Drita, futbollistin kosovar e merr Partizani

Sport February 10, 2016 - 23:29

Ylber Ramadani do të jetë zyrtarisht një lojtar i Partizanit.

Klubi tiranas dhe FSHF kishin vendosur që të padisin në FIFA klubin gjilanas dhe FFK-në ditë më parë, por kjo gjë tashmë është zgjidhur. 

Drita dhe Partizani janë marrë vesh vëllazërisht.

“Prej tani Ylber Ramadani është edhe zyrtarisht futbollist i Partizanit. Ne jemi marrë vesh në mënyrë vëllazërore me klubin nga Shqipëria dhe e kemi lëshuar Ramadanin”, ka thënë për ‘Gazetaolle.com’ drejtori i Dritës, Burhan Rashiti.