Willian: Ky futbollist i madh do të largohet nga Chelsea

Sport February 11, 2016 - 11:43

Willian pret që John Terry të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

Kurse, mesfushori ka parashikuar se aventura e gjatë e mbrojtësit do të përfundojë në verë.

“Mendoj se atij do t’i pëlqente që të mbetet ende me ne, por fatkeqësisht duket se nuk do të jetë në gjendje që të jetë më futbollist i Chelseas”, deklaroi Willian për “Squawka”.

“Klubi duket se nuk do t’ia vazhdojë kontratën. Unë mundem vetëm t’i uroj shumë fat për pjesën e mbetur të karrierës së tij. Ai është pa dyshim një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të Chelseas. Ai i ka fituar të gjitha për këtë klub, ai respektohet nga të gjithë ne”, u shpreh Willian.