Gruaja që u vra në Pejë e kishte denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj, ja çfarë shkruhej në aktakuzë

Gruaja që u vra në Pejë e kishte denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj, ja çfarë shkruhej në aktakuzë

Aktuale April 16, 2024 - 18:24

I dyshuari për vrasjen gruas në Pejë, Edmond Lajqi ishte akuzuar për dhunë në familje në vitin 2021.

Sipas aktakuzës që ka siguruar klankosova, në shtator të vitit 2021, e ndjera Gjyljeta Ukelli kishte denoncuar në Polici Edmond Lajqin, me të cilin kishte pasur një zënkë verbale.

Në aktakuzë shkruhet se Lajqi kishte 4 vite që vazhdimisht e kishte ofenduar të ndjerën.

”Më 22.09.2021 rreth orës 17:40 në Pejë, pikërisht në shtëpinë e tij ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij. I pandehuri kishte 3-4 vite që vazhdimisht e ofentonte me fjalë të dëmtuarën, duke i thënë ”Ti je k*rv, vëllai yt do të na ndaj dhe të martojë ty pastaj me miqësinë e tij, gjysma e Pejës janë frajerat e tu”, e shumë fjalë të tjera, ku e njëjta e kishte lajmëruar rastin në Polici”.

Lidhur me akuzën për “dhunë në familje”, Gjykata e Pejës e kishte dënuar Edmond Lajqin me vetëm 400 euro.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj të martën rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qendër të Pejës.