Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër të Drenasit
Foto: Laura Hasani

Osmani sot bën homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër të Drenasit

Aktuale April 17, 2024 - 08:15

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë, nga ora 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Drenasit.

Osmani homazhet në Poklek do t’i bëjë në nderim të masakrës së kryes nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 53 civilë shqiptarë të paarmatosur.

E para e shtetit më pas nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në Çikatovë të Vjetër, ku sot shënohet përvjetori i 25-të i kësaj masakre, ku u vranë e u masakruan 24 shqiptarë.