Fahri Fazliu i ri ftohet nga Gjykata Speciale
Aktuale
April 17, 2024 - 10:11
Gjykata Speciale dje i ka dërguar ftesë në cilësinë e dëshmitarit Fahri Fazliut.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë ai. Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.
“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paraqitem në Hagë, më 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, u shpreh ai.
Fahri Fazliu është nipi i dy heronjve të kombit, Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu.