Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë për gratë dhe vajzat e vrara në Kosovë

Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë për gratë dhe vajzat e vrara në Kosovë

Aktuale April 17, 2024 - 11:50

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i është bashkuar Ditës së Zisë Kombëtare në Kosovë për gratë dhe vajzat viktima të femicidit dhe dhunës në familje.

Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-ja sot qëndron me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicideve dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri, ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe dëm. #FundGBV”, shkroi Hovenieri në Twitter. /Zëri