Zv.drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet
Foto: Laura Hasani

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

Aktuale April 17, 2024 - 15:11

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb, është ndaluar nga autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.

Këtë ndalesë autoritetet e Serbisë e kanë arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviqit.

Për këtë ndalim ka reaguar edhe Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është Jankoviqi.

Të gjithë të bllokuarit, mes tyre dhjetëra fëmijë, sipas tij, “po mbahen peng pa u siguruar ushqim dhe mjekim”.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE, ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, shkroi Zulfaj në rrjetin social “X”.