Zjarri mbrëmë dogji një kuzhinë të një biznesi në Gjakovë

Zjarri mbrëmë dogji një kuzhinë të një biznesi në Gjakovë

Aktuale April 18, 2024 - 09:01

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në kuzhinën e një biznesi në Gjakovë.

Zjarri fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz, por me dëme të shumta materiale, transmeton Zeri.info.

Zjarrfikësit e Gjakovës, kanë publikuar edhe pamje nga rasti, ku falë intervenimit me kohë janë shmangur dëmet edhe më të mëdha që do të shkaktonte zjarri.

“Sonte, rreth ores 21:00, në rrugën "Mbretëresha Teuta" është djegur një pjesë e kuzhinës së restaurantit “Retro”.Zjarri mendohet se ka ardhur si pasoj e një fërteze. Fatmirësisht rasti kaloi pa pasoja në njerëz, veçse dëme materiale në kuzhinë. Falë intervenimit me kohë të ekipeve tona të zjarrfikësve, është shpëtuar nga përfshirja nga flakët supermarketi “Interex””, thuhet në në postimin e “Zjarrëfikësit e Gjakovës” në Facebook. /Zëri