Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

Aktuale April 17, 2026 - 09:45

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë sot homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Ajo tha se, përkundër faktit që dihen emrat e kriminelëve serbë, ende nuk ka drejtësi për këto krime.

Sipas saj, institucionet janë angazhuar për të shtuar kapacitetet si në Polici, ashtu edhe në Prokurorinë Speciale, si dhe është miratuar Instituti për Krimet e Luftës, me qëllim që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

U.d. e presidentes së Kosovës, njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër.

Ajo, tha se në këtë vend u vranë 24 civil të paarmatosur.

“Trupat e tyre, përveçse u sulmuan me bomba dore dhe armë automatike u dogjën, u dogjën disa herë me qëllim që të fshehin krimin gjenocidal. Në Çikatovë të Vjetër u vranë 24 civilë të paarmatosur dhe pasi u vranë trupat e tyre u dërguan në Rashkë të Serbisë për t’u fshehur krimi. Si institucione jemi angazhuar që të shtojmë edhe kapacitete edhe në Polici, edhe në Prokurori Speciale kemi miratuar institutin e krimeve të luftës që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi pranë familjeve në këto kohë të vështira. Dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 viteve”, ka thënë ajo. /rtk