Kurti: Spanja duhet ta kishte njohur qysh moti Kosovën, po punoj që kjo të ndodhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë ka folur për gazetën “El Periodico”. Kurti ka thënë se Spanja do te duhej ta kishte njohur qysh moti Kosovën si shtet.
Kurti ka thënë se është duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë meqë nuk ka asnjë mosmarrëevshje mes dy shteteve.
“Do t’u thoja atyre se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me tensionet e veta territoriale. Serbia kreu gjenocid; nuk ka asnjë mënyrë për të bërë paralele midis Madridit dhe Beogradit. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm, dhe Spanja duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, megjithëse ende ka kohë për ta bërë këtë. Po punoj drejt kësaj dhe shpresoj se do ta bëjnë. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Spanjën. Nuk ka pengesa për njohjen e Kosovës. Sa më shpejt të ndryshojë kjo, aq më mirë”, ka deklaruar Kurti për El Periodico.