Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Aktuale April 21, 2026 - 10:56

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion është formuar grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kryesues i këtij komisioni është zgjedhur deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli.

Ndërsa, anëtarë të grupit punues janë: Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Adnan Rrustemi nga LVV-ja, Përparim Gruda nga PDK-ja dhe Besnik Tahiri nga AAK-ja.