Sot mot me diell, temperaturat deri në 16 gradë
Aktuale
April 23, 2026 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të arrijnë në 0 e 2 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 13 e 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
