Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton rendin e ditës për seancën plenare
Foto: Laura Hasani

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton rendin e ditës për seancën plenare

Aktuale April 23, 2026 - 08:02

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:00.

Në këtë mbledhje fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen janë:

Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”,

Projektligji për Energjinë dhe ai për Energjinë Elektrike,

Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,Emërimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

Formimi i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të ndryshme.