Mblidhen Komisioni për Ekonomi dhe ai për Shëndetësi
Foto: Laura Hasani

Mblidhen Komisioni për Ekonomi dhe ai për Shëndetësi

Aktuale April 23, 2026 - 08:15

Të enjten mbahen dy mbledhje të rëndësishme të komisioneve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh me peshë ekonomike dhe shëndetësore.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mblidhet në orën 09:00, me një rend dite të ngarkuar që përfshin ratifikimin e marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, si dhe disa protokolle shtesë të CEFTA-s. Po ashtu, në shqyrtim të parë do të jetë edhe Projektligji për inovacion dhe ndërmarrësi.

Më pas, në orën 09:30, mblidhet Komisioni për Shëndetësi, i cili do të shqyrtojë Raportin me rekomandime për Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, si dhe pika të tjera të ndryshme.