Vdes ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri
Foto: Laura Hasani

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së në Vushtrri

Aktuale April 23, 2026 - 08:47

Është ndarë nga jeta Kamer Mani, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me prejardhje nga fshati Galicë i Vushtrrisë.

Ngushëllime ka shprehur kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, i cili tha se Mani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe për angazhimin e tij në shërbim të atdheut.

“Në këto momente të rënda, jua shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Idrizit.