Nesër homazh për Rexhep Qosjen në Kuvend nën përkujdesjen e Haxhiut
Foto: Laura Hasani

Nesër homazh për Rexhep Qosjen në Kuvend nën përkujdesjen e Haxhiut

Aktuale April 23, 2026 - 21:07

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër në hollin e  Kuvendit të Kosovës do të organizohet një homazh përkujtimor dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut, Rexhep Qosja.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe do të shkruhet në Librin e Zisë.

“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftim.

Pos homazheve, Haxhiu e ka shpallur ditën e neserme si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar vetë Haxhiu.