Uran Ismaili për 16.41 euro të Kurtit: Nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka përmendur sot në Kuvend deklarimin e pasurisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ka në llogarinë e tij bankare 16.41 euro.
Ismaili tha se kjo shifër e vogël, flet shumë, ndera e akuzoi Kurtin për manipulim, duke u sjellë si i varfër, transmeton Zeri.info.
“Qysh është e mundur që një shifër kaq e vogël të flasë kaq shumë, të jetë kaq e dukshme por të kalojë në heshtje, 16.41 euro e kursimeve të kryeministrit nuk është shifër që ngjall ndjenjën e solidariteti apo për keqardhje, ajo është një hile e një njeriu që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare e që shtiret se jeta e tij është e vështirë dhe po ja del me vështirësi e s’po ankohet. Manipulimi është karakteristik e rrezikshme dhe e dëmshme për çdo udhëheqës dhe 16.41 euro është moment klasik i manipulimit të varfërisë nga një njëri që nuk jeton në varfëri por sillet si i tillë”, tha Ismaili në Kuvend. /Zëri