Moti për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Moti për ditën e sotme

Aktuale April 26, 2026 - 08:00

Të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, për shkak të proceseve orografike dhe zhvillimeve të dobëta konvektive gjatë pasdites.

Temperaturat minimale do të sillen nga 3–5°C, kurse maksimale nga 19–22°C.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtime të ndryshueshme”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image