Pas raundit të parë të votimit, ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon nesër
Foto: Laura Hasani

Pas raundit të parë të votimit, ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon nesër

Aktuale April 27, 2026 - 22:04
I plotësuar

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot raundin e parë të votimit për president, edhe pse në sallë nuk ishin partitë opozitare.

Në raundin e parë të votimit, kanë marrë pjesë 64 deputetë, ku 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushit, një e pavlefshme, ndërsa asnjë votë për kandidaten Hatixhe Hoxha, transmeton Zeri.info

Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën, derisa ka njoftuar se e njëjta do të vazhdojë nesër prej orës 10:00. /Zëri

Image

Pa opozitën, nis votimi për dy kandidatet për presidente

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ato të opozitës po i bojkotojnë punimet.

 

Vendoset kutia për votimin e presidentitImage

Kuvendi i Kosovës po bëhet gati që të nis procesin për zgjedhjen e presidentit, edhe pse në sallë janë vetëm deputetët nga partia në pushtet.

Në seancë tashmë është bërë gati gjithçka për të nis me votimin, duke vendosur edhe kutinë e votimit, shkruan Zeri.info.

Më herët, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i ka ftuar partitë opozitare që të vijnë në seancë.

Haxhiu i fton me emra deputetët e opozitës që të vinë në seancën për presidentin

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku fillimisht janë lexuar biografitë e dy kandidateve për presidente, të propozuara nga LVV-ja.

Në këtë seancë nuk janë duke marrë pjesë partitë opozitare, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu po i thërret me emra deputetët e opozitës që të vinë në seancë, transmeton Zeri.info.

Nis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Image

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në këtë seancë LVV-ja ka propozuar dy kandidatet e saj për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, ndërsa të pranishëm nuk janë asnjë nga partitë opozitare, shkruan Zeri.info.