OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e rënë gjatë gjysmës së parë të majit
Foto: Laura Hasani

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e rënë gjatë gjysmës së parë të majit

Aktuale May 10, 2026 - 11:07

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1-15 maj të luftës çlirimtare, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Në një postim, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e qindra dëshmorëve të kombit që ranë në ditët më të vështira të luftës, duke i cilësuar ata si mburojë të Kosovës dhe simbol të përhershëm të lirisë.

“Në ditët më të rënda për popullin shqiptar, ata nuk u zmbrapsën përballë armikut, por u ngritën si mburojë e Kosovës dhe si zëri i pavdekshëm i lirisë. Sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit tonë dhe amanet i përhershëm për brezat që vijnë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Organizata ka rikujtuar emrat e dëshmorëve të rënë gjatë kësaj periudhe, duke nderuar kontributin dhe flijimin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

“OVL UÇK-së i përkujton me nderimin më të lartë dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare dhe nuk do t’i harrojë kurrë sakrificën, gjakun dhe amanetin e tyre për liri. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, thuhet më tej në postim.