Mërgim Lushtaku reagon pas rastit të sulmit në Skenderaj
Foto: Laura Hasani

Mërgim Lushtaku reagon pas rastit të sulmit në Skenderaj

Aktuale May 14, 2026 - 18:40

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherësh djali i Sami Lushtakut, ka reaguar pas rastit të sulmit që ka ndodhur sot në Skenderaj.

Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kanë dënuar sulmin fizik që zëvendësministri Hysni Mehani ka thënë se e ka bërë ndaj tij Sami Lushtaku, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët.

Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.

Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.

Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Pecit?

A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?