Kurti pret në takim Marta Kosin
Aktuale
May 15, 2026 - 10:55
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisionaren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, raporton Ekonomia Online.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë.
Pas takimit Kurti dhe Kosi do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Kosi sot gjatë ditës është takuar edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.