Ganimete Musliu: Zyba e Dugolli iu kanë bërë presion mjekëve për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit

Ganimete Musliu: Zyba e Dugolli iu kanë bërë presion mjekëve për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit

Aktuale May 15, 2026 - 18:27

Ganimete Musliu: Salih Zyba e Enver Dugolli iu kanë bërë presion mjekëve për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se dy ish-deptuetët e LVV-së, Salih Zyba e Enver Dugolli, kanë bërë presion tek stafi mjekësor në Mitrovicë, për të shkruar raport të rrejshëm mjekësor për lëndimet e Hysni Mehanit.

Musliu ka deklaruar se i vjen keq që mjekët janë përballur me një presion të tillë.

“Deputetët kanë bërë presion te stafi mjekësor, për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit. Salih Zyba dhe Enver Dugolli. Ju kanë bërë presion. Më vjen keq për mjekët që kanë qenë tërë ditën në presion”, ka thënë ajo./T7