Zyrtari i lartë i NATO-s publikon fotografi nga ura e Ibrit, pas vizitës në Kosovë
Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka qëndruar edhe në Mitrovicë, ku ka vizituar urën e Ibrit.
Hamiltoni ka publikuar një fotografi nga kalimi i urës, së bashku me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR-it në veri të Kosovës.
Në një postim të tij, ai ka shprehur mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në kuadër të misionit KFOR, krah forcave amerikane.
“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.
Gjatë vizitës në rajon, Hamiltoni është takuar me krerët e institucioneve të Kosovës dhe ka qëndruar gjithashtu edhe në Serbi.
Crossing the Mitrovica Bridge with Swiss Armed Forces Cpt Raemy of KFOR's Liaison Monitoring Team in northern Kosovo. Deeply grateful to NATO partners who serve alongside us in KFOR: ë ë ë ë ë pic.twitter.com/Kri5wMUAg9
— Kevin Hamilton (@KHamiltonBE) May 22, 2026