Ulutashi dhe Fronda flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Ulutashi dhe Fronda flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale May 22, 2026 - 14:43

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dhe komandanti i misionit EUFOR Althea, gjeneralmajor Maurizio Fronda, në një takim kanë diskutuar çështjet kyçe të sigurisë, me fokus situatën në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.

KFOR-i ka njoftuar se takimi mes dy komandantëve është zhvilluar në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit, gjenerali Ulutash ka nënvizuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.