Hoxhaj, pranë familjeve që ende mbajnë plagën e masakrës në Vushtrri

Hoxhaj, pranë familjeve që ende mbajnë plagën e masakrës në Vushtrri

Aktuale May 22, 2026 - 13:39

Kandidati për deputet Enver Hoxhaj, njëherësh zyrtar i PDK-së, ka bërë homazhe në përkujtim të martirëve të masakrës së 22 majit në Vushtrri, duke qëndruar pranë familjeve që ende bartin dhimbjen për humbjen e me të dashurve të tyre.

Hoxhaj së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kujtuan sakrificën e martirëve dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për krimet e luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj tha se dhimbja për viktimat e 22 majit mbetet e pashlyeshme dhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare.

“Disa dhimbje nuk harrohen kurrë. Emrat e martirëve të 22 majit janë pjesë e kujtesës dhe ndërgjegjes sonë kombëtare. Bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëmë homazhe për martirët e masakrës së 22 majit, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës”, tha Hoxhaj. /Zëri