Haradinaj në Ditën e Përkujtimit: Kosova mirënjohëse për SHBA-në dhe sakrificën për liri
Foto: Laura Hasani

Haradinaj në Ditën e Përkujtimit: Kosova mirënjohëse për SHBA-në dhe sakrificën për liri

Aktuale May 25, 2026 - 21:21

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për Ditën e Përkujtimit, duke nderuar burrat dhe gratë e forcave të armatosura amerikane që kanë dhënë jetën në shërbim të lirisë.

Haradinaj thekson se Kosova e kujton me mirënjohje të thellë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas tij, liria e Kosovës është e lidhur ngushtë me historinë dhe sakrificën e përbashkët me ShBA-në.

“Liria dhe pavarësia jonë do të jenë gjithmonë të lidhura me këtë histori të përbashkët,” thuhet në mesazhin e tij.