Lazim Destani ngushëllon familjen Gagica për vdekjen e Hafiz Gagicës
Aktuale
May 28, 2026 - 12:46
Filantropi Lazim Destani ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hafiz Gagicës, duke e cilësuar atë si një veprimtar të paepur të çështjes kombëtare.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Destani tha se lajmin për vdekjen e mikut të tij të moçëm e mori me dhembje të thellë.
“Emri i Hafizit do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën tonë si veprimtar i paepur i çështjes kombëtare që gjithë jetën ia kushtoi atdheut”, shkroi ai.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke lutur që ai të shpërblehet me Xhenet dhe familja të gjejë forcë për ta përballuar humbjen.
“Në paqe u prehtë shpirti i Tij”, thuhet në fund të mesazhit të Destanit. /Zëri