Sot mbahet Samiti BE – Ballkan Perëndimor në Tivat
Aktuale
June 05, 2026 - 08:03
Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Tivat të Malit të Zi.
Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcën e marrëdhënies së BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian.