Fillon ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
Aktuale
June 05, 2026 - 13:01
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se të enjten ka filluar ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja.
“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri Albin Kurti.