Rasti i Elbert Krasniqit, Policia: S’ka elemente të veprës penale
Foto: Laura Hasani

Rasti i Elbert Krasniqit, Policia: S’ka elemente të veprës penale

Aktuale June 07, 2026 - 13:18

Sot, pikërisht në ditën e zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje, duke thënë se kryetari i IRDK-së dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.

Pas këtyre pretendimeve, Krasniqi është intervistuar nga Policia e Pejës në cilësinë e dëshmitarit.

Derisa lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi Fadil Gashi.

“Pas intervistimit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale. Do të thotë rasti ka mbetur në shënim zyrtar dhe vazhdon të hetohet”, deklaroi Gashi.

“Nuk ka pasur elemente, për çka është denoncuar nga ankuesi. Rasti vazhdon të hetohet”, theksoi ai për Klan Kosovën.